Një makinë rreth orës 22:30 të së mërkurës ka përplasur një motor ku po udhëtonte 23-vjeçari, banues në fshatin Larushk.
Mësohet se viktima i identifikuar si Leonard Bami ka humbur jetën në Spitalin e Traumës.
Ndonëse shoferi i makinës u largua nga vendngjarja ai u arrestua këtë pasdite.
Bëhet fjalë për 18-vjeçarin Haxhi Kullaj, banues në fshatin Arrameras, Fushë-Krujë
“Kullaj, më datë 09.08.2017 rreth orës 22:00, në rrugën Fushë Krujë -Kamëz, në fshatin Larushk, duke drejtuar mjetin tip Volzvagen,ka goditur motorriçikletën tip Kavasaki, me drejtues shtetasin I.B. 23 vjeç, banues në Borizanë, i cili ndërroi jetë në spital.
Kullaj, nuk ishte i pajisur me leje drejtimi dhe pasi shkaktoi aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes” thuhet në njoftimin për mediat.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale" Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor", " Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt" dhe" Largimi nga vendi I aksidentit" parashikuar në nenet 290, 291 dhe 273 të Kodit Penal.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com