FUSHE KRUJE – Një efektiv policie është kallëzuar nga një qytetar i cili pretendon se ndaj tij është ushtruar dhunë.
 
Bardhok Uka me nënshtetësi amerikane, i cili jeton në Fushë-Krujë, ka kallëzuar Edmond Shehun pasi sipas tij efektivi ka ushtruar dhunë fizike gjatë një debati për parkimin.
 
Sipas dëshmisë së kallëzuesit, efektivi i policisë ka ushtruar sërish dhunë edhe kur Uka e ka ftuar për të zgjidhur problemin.
 
Bardhok Uka thotë se është ankuar disa herë, por sipas tij nuk është marrë asnjë masë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)