FUSHE-KRUJE- Një tjetër shpërthim me eksploziv ka tronditur mbrëmjen e djeshme Fushë-Krujën. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Arrameras, ku një sasi lënde plasëse është hedhur në oborrin e banesës së Artur Karaj, 40 vjeç.
 
Nga shpërthimi mësohet se nuk ka të lënduar, por ka patur dëme materiale, si dhe është dëmtuar automjeti i Karajt.
 
Ende nuk dihen shkaqet që çuan në vendosjen e lëndës plasëse, ndërsa policia e mbërritur në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)