Një familje në fshatin Zallë të Fushë Krujës kaloi momente paniku mesnatën e djeshme, pasi në portën e jashtme të banesës së tyre shpërtheu një sasi tritoli.
Policia bën me dije se një sasi e vogël tritoli iu vendos para portës së banesës në pronësi të Edmond Hidrit, ndërsa shpërthimi u regjistruara rreth orës 00:56, ku fatmirësisht nuk ka patur të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Nuk ka ende të tjera detaje mbi ngjarjen, ndërsa policia ka nisur hetimet.
-
Per tu habit ky shperthim ne fshatin zall te komunes nikel pyeteni pak cfar di per grabitjen ne nikel se ska munsi me ba bumm kshu kot
Përgjigju









Komente
Komento