FUSHE KRUJE - Ndonëse u inaugurua 1 muaj me pare nga kryeministri Berisha si vepër e përfunduar, unaza e qytetit të Fushë Krujës vazhdon të mos jetë funksionale. Një segment i unazës nuk është përfshirë në rikonstruksionin e projektit të qeverisë, duke krijuar këtë panoramë.
Rreth 500 metra gjatësi e unazës së qytetit të Fushë Krujës ndodhet në gjendje të mjerueshme infrastrukturore, duke krijuar një situatë kaotike për drejtuesit e mjeteve. Rrugët janë të mbuluar me gropa të mëdha, të cilat shndërrohen në pellgje sa herë ka reshje shiu. Ato bëhen pengesë për automjetet, e shpesh herë pësojnë edhe dëmtime të shumta nga amortizimi i rrugës.
Nëpërmjet këtij segmenti rrugor qarkullojnë automjetët që udhëtojnë në drejtim të Mamurrasit, Laçit, Milotit dhe shumë rretheve të tjera të veriut të vendit.
Redaksia Online
(b.y/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com