TIRANE – Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një shtetasi ka ndodhur sot në aksin Frushë Krujë – Milot ndërsa një person ka mbetur i plagosur. Viktima është drejtuesi i një automjeti tip Peugeot (foto), i identifikuar si Islam Isufi.

Policia bëri të ditur se Isufi në momentin e aksidentit ka hyrë në parakalim dhe është përplasur me dy trajlera. Ai ishte efektiv policie në burgun e Fushë Krujës, shtuan të njëjtat burime.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur rëndë edhe një tjetër person.

(im/shqiptarja.com)