Fushë Krujë/ Neutralizohet zjarri i madh në afërsi të fshatit Borizanë! U rrezikuan 20 banesa! Digjen kabujt e linjës elektrike dhe shumë pemë
Nuk kanë të ndalur vatrat e zjarrit në vendin tonë në këto ditë të nxehta gushti. Një zjarr i fuqishëm që ra pasditen e sotme në zonën e quajtur Gizë në afërsi të fshatit Borizanë të Fushë Krujës, duke rrezikuar rreth 20 banesa është neutralizuar shumë shpejt
Nuk kanë të ndalur vatrat e zjarrit në vendin tonë në këto ditë të nxehta gushti. Një zjarr i fuqishëm që ra pasditen e sotme në zonën e quajtur Gizë në afërsi të fshatit Borizanë të Fushë Krujës, duke rrezikuar rreth 20 banesa është neutralizuar shumë shpejt.
Zjarri po përhapej me shpejtësi duke djegur shkurre e ferra dhe pemë frutore. Zjarrfikësja e Krujës e fillimisht e ka pasur tepër të vështirë t'i vërë flakët nën kontroll pasi kanë qenë më shumë 5 vatra zjarri. Por fatmirësisht flakët janë vënë nën kontroll dhe nuk ka banesa te dëmtuara.
Nga flakët janë djegur një pjesë e kabujve të linjës elektrike dhe shumë pemë frutore. Situata me zjarret është problematike te pishat në Voskopojë, në zonën midis Krushovës dhe Shipskës për ku është nisur edhe një helikopter për shuarjen e flakëve. Edhe vatrat në Dukat të Vlorës dhe në Majën e Rrunës në Kukës janë cilësuar problematike. Ndërkaq edhe në fshatin Dukat janë aktivizuar disa vatra zjarri për shkak të erës duke bërë që flakët të përhapeshin me shpejtë dhe të rrezikonin banesat.