FUSHE MAMURRAS - Valbona, 27 vjeçe, nënë e 3 fëmijëve është viktima e radhës e dhunës së bashkëshortëve.
Policia njofton se e reja është vrarë me mjete të forta nga bashkëshorti i saj brenda në banesë, mëngjesin e sotëm.
Autori Marian Zef Lleshi, 42 vjeç është arrestuar ndërsa krimi raportohet të ketë ndodhur për motive xhelozie.
Ngjarja u shënua mëngjesin e sotëm rreth orës 9 e 30 minuta, në banesën e çiftit. Të afërm të viktimës bëjnë të ditur se sherri mes viktimës dhe autorit ka nisur që në orën 04:00 të mëngjesit të sotëm. Më pas, sherri ka përshkallëzuar deri në përdorimin e mjeteve të forta, ku mbeti viktimë 27 vjeçarja.
Policia është njoftuar nga fqinjët për krimin dhe ka arrestuar menjëherë autorin. Çifti Lleshi kishte 3 fëmijë, 1 djalë dhe dy vajza nga 10 vjet martesë.
Dy ditë më parë, një tjetër grua, rastësi tragjike po me emrin, Valbona u vra me thikë nga ish bashkëshorti i saj me të cilin kishin pasur një martesë 24 vjeçare dhe ishin divorcuar prej dy vitesh. Vrasja ndodhi më 13 korrik në rrugën "Tefta Tashko" në Tiranë
Redaksia online
(sg.shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Tiranë, efektivi i policisë vret gruan dhe veten