KURBIN-Një fëmijë 4 vjeç ndodhet në gjendje kritike për jetën, pasi është përplasur nga një automjet në Fushë-Mamurras të Kurbinit.
Aksidenti ndodhi mesditen e sotme, ndërsa vogëlushi i aksidentur është Enea Gjergji. Ky i fundit i cili po lëvizte i vetëm i ka prerë rrugën automjetit që drejtohej nga Anton Shpani.
Përplasja ka qenë e fortë, duke i shkaktuar plagë të shumta fëmijës. Ka qenë vetë drejtuesi i mjetit i cili mori menjeherë 4-vjeçarin dhe e dërgoi në urgjencën e Mamurrasit.
Por për shkak të gjendjes së rëndë fëmija u nis me shpejtësi për në spitalin e Traumës në Tiranë.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa drejtuesi i mjetit që ka përplasur fëmijën është shoqëruar në komisariat dhe po merret në pyetje mbi rrethanat e ngjarjes.
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO