I njohur si vendbanimi i hershëm i Dukagjinëve, e më tej i populluar nga malësorë fisnikë e mikpritës të këtyre anëve, fshati Flet, në bashkinë e Fushë-Arrëzit, është braktisur thuajse plotësisht.
Fleti dikur gumëzhinte nga puna dhe banorët. Sot gjen më së shumti, kulla dhe shtëpi të mbyllura. Gjurmët e jetës janë të pakta Nga rreth 300 familje që jetonin këtu në fillim të viteve ‘90, sot janë vetëm dy prej tyre, të cilat, të mbetura të vetme dhe pa shërbime, duan po ashtu të largohen. Për çdo nevojë, qoftë dhe më atë elementare, u duhet të udhëtojnë afro 30 kilometra në drejtim të Fushë-Arrëzit.
Riza Huli është ish-mësuesi i fshatit. Ai sot jep mësim në zona të tjera. Familja e tij, është është njëra prej atyre që ende jeton në Fletin e boshatisur, pa fëmijë.
“Dy shtëpi janë në fshatin Flet. Një në Xhaur dhe një në Sylaj. Është gjë e rëndë të jetosh në një fshat ku nuk ka banor. Kur nuk ke mardhënjë dhe hyrje dalje siç e kemi pas tradit gjithnjë me pi një kafe, me kalu një orë gëzimi. Këtu nuk ka asgjë tani”, shprehet Riza Huli, banor i zonës.
Linja elektrike të këputura, qendra shëndetësore e shkatërruar, objekte fetare pa shërbesa e besimtarë, shkolla e braktisur, kjo është ajo çfarë ofron sot Fleti i bukurive dhe pasurive të shumta natyrore.
Ardi është ndër banorët e dikurshëm të Fletit. Mes emocionesh tregon se vendlindja u braktis si pasojë e mungesës së shërbimeve dhe se familja e tij u detyrua të largohej vetëm për shkollimin e tij. Ai kthehet gjithnjë me nostalgji dhe kujton jetën e dikurshme.
“ Në vitin 1994 kur unë kamë filluar klasen e parë në këtë shkollë, rreth 400 nxënës rrjeshtoheshim në oborrin e kësaj shkolle. Siç shikohet sot, shkolla ka pesë vitë që është mbyllur. Është një trishtim sa herë vi këtu dhe e shikoj se si fshati Flet është braktisur nga të gjithë banorët. Vetëm dy familje jetojnë aktualisht dhe keto janë shprehu se duan të largohen vitin e ardhshëm”, thotë Artmir Dodaj, ish-banor.
Përkundër fondeve në letër, banorët nuk kanë parë kurrë investime e shërbime, çka i detyroi të iknin, një pjesë e të cilëve për të mos u kthyer kurrë më.
Komente













Pa u bere rrjeti hekurudhor Fush Arrez-> Tirane me tren hekurudhe nuk do kete ndonje zhvillim ! Mire qe Qeveria rama 1-2-3 nuk kishin dot mundesi se ishte muhabet tepsie e kshu gjerash besoj Rama 4 e sjell Fush Arrez-Tiranë me tren per 1 ore e 40 minuta keshtu shkon ne Pune ne 6:30 dhe kthen punetori ne 17:57 minuta
PërgjigjuMos u merakosni shume se ne Tirane i keni duke filluar nga veriu ne jug .A e finalizoi saliu levizjen e lire dhe zaptimin e tokes me ligjin famekeq 70501 ? Tani kerkoni qiqra ne hell , ne vend te denoni ata qe e shkateruan hekurudhen jane heronj , ndersa keta qe me zi po e ndertojne i kerkoni te behen sa me shpejt keta i quani hajdute.Sa tru shpelare i bejne hije tokes .