Reshjet rikthehen në të gjithë vendin, temperaturat bien ndjeshëm dhe dimri duket se nuk ka ndërmend të dorëzohet. Kështu konfirmoi Anila Gjoni, specialiste pranë Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, në një intervistë me Nertil Agalliun në studion e emisionit “Sot Live në Shqipëri” në Report TV.
Gjoni paralajmëroi për një fund janari të paqëndrueshëm, me reshje të dobëta që gradualisht do të marrin forcë në disa zona të vendit. Ajo shpjegoi se e mërkura do të sjellë reshje me intensitet mesatar, veçanërisht në Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa dita e enjte do të sjellë një rritje të lehtë të temperaturave.
“Përgjatë ditës së sotme reshjet pritet të jenë të dobëta në të gjitha qarqet ndërsa për të të martën priten reshje të dobëta lokale, do të ketë edhe vranësira dhe kthjellime të herë pas hershme. Dita e mërkurë do të rikthejë reshjet me intensitet mesatar në të gjithë vndin, me intensitet të shtuar. Në qarkun e shkodrës në veri dhe në vlorë gjirokastër në jug, por jo në të njëjtin intensitet që u regjistruan në fillim të vitit duke nxitur edhe përmbytje të mëdha” tha ajo.
Megjithatë, temperaturat do të mbeten të ulëta: deri në 6°C në bregdet dhe vetëm 1°C në zonat malore, ndërsa bora do të vazhdojë në veri, lindje dhe juglindje.
“Dita e hënë dhe e martë do të ketë temperatura më të ulëta. Për ditën e martë, temperaturat minimale në bregdet të shkojnë në 6 gradë dhe maksimalja të shkojë në 13, ndërsa në zonat e ulëta, temperaturat minimale të ajrit do të shënojnë 3 gradë dhe maksimalja të shkojë 13, ndërsa në zonat malore temperaturat minimae të jenë 1 gradë dhe maksimale në 9 gradë. Gjatë ditës së sotme, në zonat malore në veri, lindje dhe juglindje të vendit, pritet të ketë reshje dëborë por me intensitet të dobët” tha ajo.
Meteorologia shtoi se shkurti do të jetë më i thatë dhe i ftohtë, por pa rrezik për përmbytje masive si ato të fillimit të janarit, dhe temperaturat do të qëndrojnë mbi mesataren shumëvjeçare.
"Ne nuk shohim problematika sa i takon vërshirmeve apo përmbytjeve. Nuk parashikohet të kemi përmbytje masive sic ndodhi në fillim të muajit. Muaji shkurt do të karakterizohet nga temperatura më të ulëta dhe do të jetë muaj më i thatë në krahasim me janarin. Edhe pse përgjatë këtij viti hasëm temperatura të ulëta, jemi në vlera mesatare mujore mbi mesataren shumë vjeçare” tha ajo.
Komente












