Fushë Arrëz, humbet jetën nga fruthi 13-vjeçarja, transportohen në Tiranë motra dhe vëllezërit

Fushë-Arrëz- Një 13-vjeçare ka ndërruar jëtë gjatë mesditës së sotme në fshatin Berishë i Epërm, dyshohet se shkaqet janë nga fruthi. Familjarët kanë lajmëruar sot mjekun e qendrës shëndetësore Berishë i Epërm, pasi 13-vjeçarja kishte ndërruar jetë në shtëpi. Viktima pati vështiresi në transport pasi zona e thellë me terren malor ishte e mbuluar nga bora. 
Kanë qënë familjarët e saj të cilët kanë lajmëruar mjekun e qendrës shëndetësore në Berishë se vajza kishte ndërruar jetë, ndërsa nuk dinin të jepnin arsye. Ata nuk kanë deklaruar se vajza e tyre vuante nga ndonjë sëmundje e rëndë.

Por situata bëhet edhe më misterioze, pasi edhe tre fëmijet e tjerët të familjes janë të sëmurë. Ministria e Mbrojtes thotë së i është përgjigjur kërkesës së Ministrisë së Shëndetësisë për të dërguar një helikopter në Fushë-Arrëz, i cili transportoi mesditën e somte për në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” tre fëmijet e moshave 11, 16 dhe 17 për të marrë ndihmën mjekësore. Ata po trajtohen në pediatri dhe në spitalin infektiv, dhe deri tani gjendja e tyre paraqitet e qetë. Mjekët e QSUT thonë se nuk ka shenja klinike që mund të vërtetonin se fëmijet janë të prekur nga viroza e fruthit, ndërkohë që po kryhen të gjitha analizat e nëvojshme për të përcaktuar edhe diagnozën e tyre. 
Ministria e Shëndetësia bën me dije se ka ngritur një grup pune për të verifikuar shkakun e vdekjes së 13-vjeçares në Fushë Arrëz.
Situata e fruthit nuk është epidemike por vazhdon të jetë prezentë akoma në vend.
Rikujtojmë se janë hapur zyrtarisht vaksinat për të lindurit mes viteve 1980-1990 pasi kanë rezultuar të skaduara. Duhet të mbajmë në vëmendje qe të kujtojmë kujdes për shenjat që sjell ky fruth dhe për tu drejtuar drejt spitalit që në diagnostikimin e simptomës së pare.

Fruthi është një sëmundje infektive që prek kryesisht fëmijët. Ai shkaktohet nga një lloj virusi i quajtur paramyxovirus. Ai përhapet nga një fëmijë tek tjetri nëpërmjet kollitjes, teshtitjes dhe ndonjëherë puthjes.
Në Shqipëri është rritur ndjeshëm numri i personave të prekur nga fruthi, deri tani numri ka shkuar në 162. Ky ishte rasti i parë me sëmundjen e fruthit në qarkun e Shkodrës, sot është shënuar viktima e pestë në Shqipëri nga kjo sëmundje. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dronë misteriozë shihen mbi 3 baza amerikane në Britani

Dronë misteriozë shihen mbi 3 baza amerikane në Britani