Fushë-Krujë/ Aksidentoi për vdekje këmbësorin 74-vjeçar nga Kukësi, arrestohet shoferi

Fushë-Krujë/ Aksidentoi për vdekje këmbësorin 74-vjeçar nga Kukësi, arrestohet shoferi

Foto ilustruese

TIRANE- Një 24-vjeçar me iniciale M.A. nga Fushë-Kruja është arrestuar nga policia pasi teksa drejtonte automjetin e tij tip "Benz", ka aksidentuar për vdekje këmbësorin shtetasin H.S.,74 vjeç, banues në Kukës. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në Tapizë, Fushë-Krujë.

Policia ka arrestuar edhe një 23-vjeçar me iniciale A.K., banues në Shën Vlash,Durrës i cili ka përplasur me automjetin e tij këmbësorin shtetasin I.Gj.,54 vjeç, banues në Shën Vlash, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 13/02/2020 09:01

    Kembesore qe ecin ne rruge kombetare nuk duhen lejuar. Ne erresire jane te padallueshem fare, te veshur komplet me te zeza dhe pa asnje mjet sinjalizues jane burim aksidentesh per veten dhe te tjeret. Ngushellime familjes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur