Dy aksidente kanë ndodhur brenda pak minutash në Vlorë duke shënuar 6 të plagosur, mes tyre një i moshuar në gjendje të rëndë. Tre makina janë përplasur mes tyre duke lënë të plagosur 5 persona në aksin rrugorë Drashovic-Peshkëpi në Vlorë, ndërsa janë dashur 3 ambulanca për të transportuar të plagosurit në spital. Automjetet konkretisht një Volksëagen me targa AA 827 VP, Benz me traga AA 502 VC dhe një Toyota me targa 909 SK, janë aksidentuar mes tyre duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Nga aksidenti mbetën të plagosur 5 persona, fatmirësisht pa pasoja për jetën.

Fillimisht kanë qenë dy automjetet tip Benz dhe ajo Volksëagen që janë përplasur mes tyre dhe më pas është goditur edhe makina tjetër tip Toyota. Nga përplasja janë lënduar 3 anëtarët e familjes që udhëtonin me makinën Benz dhe drejtuesit e makinës Volksëagen dhe Toyota. Policia ka shoqëruar dy persona si shkaktarë të aksidentit.

Shkak i aksidentit dyshohet shpejtësia tej normave të lejuara, ndërsa grupi hetimor vijon punë për zbardhjen e plotë të saj.

 

1581523556_aksidentvlore.jpg

Makinat e aksidentuara

Një tjetër aksident është shënuar në Vlorë, në zonën e Pyllit të Sodës në rrugën që të çon për në Zvërnec. Një makinë tip Golf 5 ka përplasur një të moshuar rreth 70-vjeç. I moshuari ka marrë plagë në kokë dhe ndodhet në gjendje të rëndë.