Një ditë pas aksidenti në Fushë-Krujë, ku një 44-vjeçar humbi jetën, policia ka arrestuar drejtuesin e automjetit që shkaktoi përplasjen.
Policia bën me dije 58-vjeçari humbur kontrollin e automjetit i cili është përplasur me kolonën e një muri dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Si pasojë e plagëve, humbi jetën pasagjeri që ndodhej në automjet.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor:
arrestuan shtetasin N. K., 58 vjeç, pasi ditën e djeshme, në Fushë-Krujë, ka humbur kontrollin e automjetit i cili është përplasur me kolonën e murit të një subjekti dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën pasagjeri në automjet, shtetasi A. L., 44 vjeç;”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Komente










