FUSHKRUJË- Një zjarr ka rënë sot rreth orës 16:00 në Fushkrujë në territorin e ish ndërmarrjes së grumbullimit, fare pranë qendrës së qytetit, duke rrezikuar disa banesa të adaptuara si të tilla në ish magazinat e kësaj ndërmarrjeje.

Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë duke bërë të mundur neutralizimin e flakëve dhe duke penguar përhapjen e zjarrit.

Territori i kësaj ndërmarrje prej kohësh është kthyer në një vend grumbullimi plehrash dhe për pasojë edhe zjarret e rëna kanë qenë të shpeshta duke rrezikuar edhe dhjetëra banesa. 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com