‘Fustanella II’ në Tiranë, 15 artistë sjellin muzikë jazz & folk, Robert Bisha: Premtohet një koncert ritmik

Një nga veshjet tradicionale të vendit tonë është fustanella, që vjen në edicionin e dytë të Festivalit “Fustanella” për të  përshkruar estetikën e lartë, që populli ynë ka përdorur. Një kostum, që është përdorur në viset shqiptare dhe që ka mahnitur jo pak të huajt, bën bashkë artistët më në zë shqiptarë, janë 15 instrumentistë, të cilët do të sjellin një festë muzikore të përbashkët me rrënjët e identitet tonë, por në mënyrë bashkëkohore.

Është një projekt ku mblidhen bashkë 15 artistë. Multi-instrumentistët Robert Bisha, violonçelisti Redi Hasa, basisti Enver Muhamedi, bateristi Mirsad Dalipi, FanfaraTirana është tapeti i të gjithë këtij projekti. Këtyre u shtohen edhe dy yje ndërkombëtarë si Micheal Godard dhe Roy Paci. Mendoj se është pikërisht qëllimi i këtij festivali produkti që do të dalë në sallën e katedrales Ortodokse. Fustanella e humb pak kuptimin në Tiranë, se vijmë në kaosin e metropolit

Olsi Sulejmani, organizator i festivalit

Ju pres në datë 20 dhe 21, se në 20 do jetë një koncert që nis shumë në mënyrë intime edhe pastaj shkon në një krijimtari më të zhvilluar ritmike, pak më parti dhe më tripiritual.  Ndërsa, koncerti i datës 21 në orën 11 do të jetë me më shumë nuanca jazz dhe folk, që eksperimentojmë në mënyrë harmonike të çiltër.

Robert Bisha, pianist

Fustanella Festival do të jetë në Tiranë në datat 19,20 dhe 21 tetor. Ndërsa, në datë 22 tetor do të jetë në qytetin e Korçës.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja