Këngëtarja e famshme e muzikës pop Beyonce ofron fustanin e saj të veshur në klipin e këngës “Best thing I never had” në këmbim të 30.000 dollarëve.

beyonce

Kjo shumë marramendëse justifikohet me faktin se fustani është i punuar me gurë Sëarovski dhe kristale të ndryshme i ideuar nga stilistë të famshëm.

Për të gjitha femrat të cilat ëndërrojnë të veshin në ditën speciale të jetës së tyre një fustan që i përshtatet dhe stilit tradicional me siguri ky do të ishte ideali, shprehen mediat e huaja.

beyonce

Një të tillë të ngjashëm në ngjyrë dhe model mendohet se ka veshur vetë këngëtarja me famë botërore Beyonce gjatë ceremonisë së saj martesore.

beyonce

Për këtë pritet dhe publikimi i një dokumentari në lidhje me jetën e saj, ku do të shfaqen dhe pjesë të shkëputura nga dasma e këngëtares së bashku me reperin e njohur Jay-Z.

(b.t/shqiptarja.com)