Një nga fustanet më ikonike mund të rikthehet.

Jennifer Lopez sapo ka çelur turneun për shtyp lidhur me filmin e saj “Office Romance” me një fustan nga arkivat e Versace. Megjithatë, ka një fustan edhe më të paharrueshëm nga shtëpia e modës.

Bëhet fjalë për “fustanin e xhunglës”: i gjelbër, me mëngë të gjata, dekolte të hapur dhe një të çarë në këmbë.

“A e ke ende atë fustan?”, u pyet këngëtarja gjatë një interviste me Jimmy Kimmel.

“I kam të dy”, ia ktheu ajo. “Donatella Versace bëri një fustan të ri të gjelbër për mua për të festuar 20-vjetorin e origjinalit.”

Me fustanin e dytë, aktorja mbylli shfaqjen e modës të vitit 2020 të markës luksoze.  

Kimmel i sugjeroi që ajo ta vishte çdo 20 vjet dhe ajo reagoi plot entuziazëm

“Do të bëj një premtim tani”, tha Jennifer ndërsa u ngrit nga vendi për të përshëndetur publikun. “Do ta vesh pas 20 vjetësh,” shtoi ajo, “Dhe do të duket bukur! Nuk do ta urreni, ok?”, përfundoi këngëtarja.