Në Komisionin për Turizmin, Blendi Gonxhja iu adresua fjalëve se Jennifer Lopez do të performojë në Tiranë. Ministri nuk e mohoi, por tha se këngëtarja ka kërkuar një garanci prej 2 milionë eurosh për protestat dhe është refuzuar.

Gonxhja: Për Jennifer Lopezin që më pyetët...

Zhupa: Do i jepni 4.3 milionë euro edhe asaj?

Gonxhja: Jo. E kemi refuzuar për momentin se kërkonte 2 milionë euro garanci nëse do të ketë protesta. E kemi refuzuar se nuk ia japim dot 2 milionë euro. Kjo është kostoja e destabilizimit të vendit. Për ata që e duan JLo në Tiranë, ta dinë që nuk e japim dot këtë garanci sepse na është dukur e pamundur për t’ia ofruar.

Zhupa: Se e pa ajo që nuk shiten biletat...

Gonxhja: Ishte para aktit normativ.


Lajmi kryesor:

Gonxhja: Protesta pezulloi ardhjen e Jenifer Lopez në Tiranë, kërkoi 2 mln euro garanci! 4.3 mln eurot për Kanye West? Fitoi ekonomia