Futbolli kosovar merr një super mbështetje nga kampionët e botës në fuqi, Gjermania. Pas një takimi me homologun gjerman, kreu i Federatës Kosovare të Futbollit, Fadil Vokrri është shprehur se ka marrë mbështetjen e Wolfgang Niersbach, se do të ngrejë fuqishëm zërin në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s për aspiratat e FFK-së për anëtarësimin në qeverinë e Futbollit Europian.
Deklarata e plotë
Fadil Vokrri i shoqëruar nga vëllezërit Zija e Nexhat Shoshi, në selinë e Federatës së Futbollit të Gjermanisë (DFB), janë pritur nga Presidenti, z. Wolfgang Niersbach. Në këtë takim mjaft të përzemërt dhe frytdhënës, kryetari i FFK-së z. Fadil Vokrri e njoftoi mikpritësin, për zhvillimin e futbollit të Kosovës, në veçanti për angazhimet për ndërkombëtarizim sidomos në dritën e zhvillimeve të fundit në raport me UEFA-n.
Kryetari Vokrri i njoftoi presidentin Niersbach për takimet që ka pasur me kreun e FIFA dhe me zyrtarë të lartë të UEFA-s. Po ashtu kryetari Vokrri falënderoi mikpritësin për përkrahjen që ka dhënë DFB-ja dhe ai personalisht për FFK-në për këto vite mjaft të rëndësishme për futbollin e Kosovës.
FFK-ja dhe DFB-ja do të vazhdojnë edhe më shumë thellimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen. Ndërsa, presidenti Niersbach ka falënderuar kryetarin Vokrri për këtë vizite dhe e ka njohur me agjendën e mbledhjes radhës të KE të UEFA-s, e ku z. Niersbach do të jetë një zë i fuqishëm gjatë evaluimit të kërkesës së FFK-së.
Presidenti Niersbach i premtoi kryetarit Vokrri që DFB-ja dhe ai personalisht do të mbështesin fuqishëm FFK-në në të gjitha segmentet dhe në të gjitha fazat, që FFK-ja të arrijë synimet e saj.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com