TIRANE – Stadiumi plot dhe dyert e hapura 3 orë para ndeshjes. Catania-Milan, ndeshja e parë e kësaj jave, ka kapur fantazinë e gjithë Siçilisë. Kuqezinjtë duan të shtojnë avantazhin, skuadra e Montella-s dëshiron të vazhdojë të ëndërrojë Europën. Catania mund të jetë një kurth për Ibra-n.
Në orën 20:45 Lazio do të tentojë të theksojë krizën e Parmës dhe të vendosë një prag mes saj dhe ndjekësve më të afërt, Napolit dhe Udinese-s, në garën për vendin e tretë.
Roma, që ndodhet në vendin e fundit të vlefshëm për Europa League, nuk rresht së menduari për Champions dhe ka ndërmend të përfitojë nga kalendari. Të djelën në orën 13:30, përballë tifozëve të saj, do të përpiqet të fitojë ndaj Novara-s.
Në orën 15:00 ka kuriozitet për të verifikuar Interin e targuar Stramaccioni, trajneri i tretë i këtij viti të përvuajtur për skuadrën, i pesti pas Mourinho-s.
Mbyll programin Juventus-Napoli, që nuk është vetëm finalja e Kupës së Italisë në program më 20 maj, por edhe një nyje e rëndësishme e kampionatit. Të dyja duhet vetëm të vitojnë por është e pashmangshme që njëra do të zhgënjehet. Ndoshta të dyja në rast barazimi.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com