SHKODËR, 24 Gusht/ATSH-Gaspër Marku/.- Stadiumi "Loro Boriçi" i qytetit të Shkodrës provon sot emocionet e ndeshjes së parë hapëse të kampionatit të 76-të kombëtar të futbollit.
Ndeshja që do të luhet në orën 17.00, pritet të jetë shumë interesante, pasi përballë Vllaznisë vendase do të jetë Kukësi, nënkampion i Shqipërisë.
Burime zyrtare të klubit Vllaznia bënë të ditur për ATSH-në se nga ana organizative gjithçka është gati, ndërkohë që dhe skuadra kuqeblu, e drejtuar nga trajneri zvicerian me origjinë italiane, Baldo Rainieri, ka mbyllur me sukses përgatitjet dhe është në pritje të një starti pozitiv të sezonit futbollistik.
Sipas informacionit pranë klubit kuqeblu interesimi nga ana e tifozëve shkodranë për këtë ndeshje është i madh.
Çmimi modest i biletave i miratuar nga drejtuesit e Vllaznisë, 200 lekë për tribunën përballë dhe 300 lek në tribunën qëndrore, ka ndikuar në shitjen e numrit rekord të biletave.
Duke pasur parasysh dhe kërkesën e klubit mik të Kukësit për rezervimin e një tribune për fansat e tyre, numri i tifozëve për këtë sfidë inaguruese të kampionatit në Shkodër pritet të jetë shumë i madh. /a.s//m.m/
/Shqiptarja.com