/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Shpëtim Duro, timonjeri i të kuqve gjatë javës tha se Pero Pejiç i shënon vetëm skuadrave të vogla, por vetëm 14-të minuta lojë i kanë mjaftuar bomberit kroat të Kukësit për të "përgënjeshtruar" fjalët e trajnerit tiranas.
Po flasim për ndeshjen Kukësi-Partizani të luajtur në "Zeqir Ymeri", ku blutë fituan me rezulatatin 3-0 dhe Pero Pejiç ishte lojtari që hapi dansin e golave. Ndeshja e cila u shoqëruar nga një atmosferë e ngrohtë tifozerie dhurojë mjaft emocione dhe gjithçka u vendos brenda 45-minutave të para.
Mbrojtësi i të kuqve, Çuçuli humbi një rast vendimtar vetëm pak sekonda pasi gjyqtari i takimi vërshëlleu fillimin e supersfidës së javës 22 të superligës. Por, më tej gjithccka foli për blutë verilindor, që gjetën në minutën e 14' golin e parë të takimit përmes goleadorit kroat. Goli i dytë për djemtë e Artim Shaqirit u shënua në minutën e 39' nga Zeqiri pas zhvillimit të një goditje këndi dhe një konfuzioni në zonën e portierit Hoxha, ku lojtari kuksian doli i avantazhuar dhe gjeti rrjetën. Goli i tretë dhe i fundit I takimit u shënua në minutën 63', Shameti, kur Partizani ishtë dorëzuar tashmë prej minutash fortesës së Kukësit.
Kjo javë e superligës, shënoi fitore dhe për kryesuesen tjetër, Tiranën. Bardheblutë të cilët për shkak mungese të stadiumit, u detyruar të luante në Fushë Krujë, në një impiant të që linte për të dashuruar, ku teknika dhe cilësia e lojtarëve vëhstirë se del në pah. Në heshtje të plotë, për shkak të mungesës së tifozëve, bardheblutë mundën 2-0 Elbasanin, që nga krahu tjetër dha maksimumin e mundshëm për të marrë qoftë edhe një barazim. Duhet theksuar se verdhebluve iu anullua një gol, i cili krijoi mjaft polemika, por nga përsëritjet vihej re qartë faulli i shkaktuar nga lojtari "mik". Golat për djemtë e Gugash Maganit u shënuan të dyja në pjesën e dytë, madje në dy ekstremet e pjesës së dytë. I pari u shënua në minutën e 46', kur Sefa ktheu në gol një assist të Ndikumanas, ndërsa goli i dytë në minutën e fundit të lojës, kur Elis Bakaj ktheu në gol 11-të metërshin e fituar nga Muzaka.
Veç këtyre dy takimeve, të cilat ishin thelbësore në luftën për titul, u luajt dhe një sfidë mbijetese, ku Teuta u "përmbyt" në fushën saj përballë Laçit me rezultatin 1-3. Golat u shënaun nga Dita për vendasit, ndërsa Meto 27? Cetkoviç' 54? Zefi 95', për miqtë.
Në orën 17:00 do të luhen dhe dy ndeshjet përmbyllëse të kësaj jave, ku interesin më të lartë e ka padyshim përballja e Fierit, ku Apollonia do të pres Skënderbeun, kampion të Shqipërisë. Ndeshja tjetër është ajo e Vlorës, ku Flamurtari do të presë Vllazninë.
Tabela e Javës së 22-të të Superligës:
Ora 14:00/ Kukësi-Partizani 3-0
Ora 14:00/ Tirana-Elbasani 2-0
Ora 14:00/ Teuta- Laçi 1-3
Ora 17:00/ Flamurtari-Vllaznia
Ora 17:00/ Apolonia-Skënderbeu
Klasifikimi: Tirana 47 Pikë, Kukësi 47, Partizani 41, Skënderbeu 41, Laçi 35, Flamurtari 28, Vllaznia 23, Teuta 19, Elbasani 12, Apolonia 9.
*Flamurtari, Vllaznia, Skënderbeu dhe Apolonia janë një ndeshje më pak