Futbolli i vajzave, synohet dyfishimi i lojtareve në 2026! Projekti mbështetet nga UEFA e FIFA

Tri vitet e ardhshme në futboll, do të jenë të dedikuara për futbollin e vajzave nëpërmjet një strategjie të posaçme. Projekti i ndërtuar në bashkpunim mes FSHF-së, UEFA-s dhe FIFA-s, synon dyfishimin e numri të vajzave në Shqipëri të cilat merren në futboll. Nga 2 mijë aktualisht në 4 mijë, si dhe krijimin e kampionateve të moshave për vajza si U-15 dhe U-17. 

“Kjo strategji, për realizimin e saj, mbështet në ndryshimin e infraskturës dhe krijimin e kushteve më të mira për vajzat, në promovimin e futbollit të vajzave, në përmirësimin e elitës siç është Vllaznia apo ekipi kombëtar, por shtimi i numrit të vajzave të cilat merren me futboll”, tha Duka.

Ky projekt do të prekë edhe shkollat, që deri më tani kanë përqafuar organizimin e klasave sportive të volejbollit dhe basketbollit.

“Jam e bindur se edhe kjo strategji, rising stars, ka komponentin e saj në investimin e ekipeve të shkollave të vajzave në futboll”, tha ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu.

Ndër të tjera qëllimi është për të rritur edhe nivelin, ndaj janë parashikuar edhe bashkpunime me klube të njohura.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Rijetëzimi i zonës së Zdrales, nis restaurimi i fasadave të banesave

Shkodër/ Rijetëzimi i zonës së Zdrales, nis restaurimi i fasadave të banesave