Futbolli kosovar ende pezull, konsiderohet opsioni i protestës

Futbolli kosovar ende pezull, konsiderohet opsioni i protestës
Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), të premten, në mbledhjen e tij, do të hartojë e miratojë një strategji të re për të vazhduar rrugëtimin drejt anëtarësimit në UEFA dhe FIFA.

Pas injorimit të fundit që i është bërë FFK-së nga ana e UEFA-s, janë përmendur shumë opsione, por i fundit është një protestë e sportistëve kosovarë, nën drejtimin e FFK-së, para selisë së shtëpisë evropiane në Nyon të Zvicrës.

Por për një vendim të tillë nënkryetari i FFK-së, Agim Ademi, thotë se FFK-ja do të konsultohet edhe me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ministrinë e Punëve të Jashtme, Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF) dhe me Federatën spanjolle, që sipas tij, i ka ndihmuar shumë në këshillim kohët e fundit.

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Luna feston 2 mujorin e lindjes, Kiara publikon foton e ëmbël

Luna feston 2 mujorin e lindjes, Kiara publikon foton e ëmbël