Futbolli ndërton tre shtëpi të dëmtuara nga tërmeti në Bubq, Duka: Qeveria të lejojë tifozët pë ndeshjen e Kombëtares (VIDEO)

Armand Duka  kërkon që qeveria të  lejojë tifozët në stadium për ndeshjen e kombëtares me Anglinë. Këtë kërkesë ai e bëri nga Bubqi ku bashkë me homologët e tjerë inspektuan rindërtimin e tre shtëpive nga federatat e futbollit

Armando Duka, president i FSHF-së: “Vërtet shëndeti është i pari, por ne kemi bindjen dhe në bazë të kësaj kemi bërë kërkesën tonë, që stadiumi Air Albania i plotëson të gjitha kushtet për të respektuar protokollin dhe për të mos pasur rrisqe apo ekspozime ndaj pandemisë.”

Kurse Agim Ademi, presidenti i federatës së futbollit në Kosovë, foli për problemet diplomatike që po krijohen në Spanjë për ndeshjen e kualifikueseve të Botërorit ndaj ‘dardanëve’. Kjo pasi Spanja ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Agim Ademi, presidenti i federatës së Kosovës: “E kam pa si zhurmë në media dhe jo si diçka reale sepse UEFA i ka sqaruar të gjitha gjërat paraprakisht para se të hidhet shorti. Më vonë çdo gjë që përcaktohet do të vazhdojë në atë mënyrë.”

Presidenti i rizgjedhur i federatës italiane të futbollit, Gabriele Gravina pasi mori falenderimet nga Duka, kujtoi momentet e veshtira të tërmetit në Shqipëri.

Gabriele Gravina, president i federatës italiane të futbollit: “Ky ishte një moment tejet i vështirë, të cilin e përjetuam edhe ne në Itali. Ashtu si edhe futbolli këto ngjarje tregojnë se popujt bashkohen. Janë pikërisht këto momente ku dalin në pah njerëzit e afërt dhe miqtë.”

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 12/03/2021 02:23

    Ndertimi i shtepive,nuk te hap stadiumet o Duka i futbollit,mjaft bere si i zgjuar duke i shkelur syrin shtetit!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Korrupsioni, pesticidi më i rrezikshëm i ekonomisë', Tabaku reagon për bllokimin e mandarinave: Njollë e keqe sigurinë për ushqimore në vend

'Korrupsioni, pesticidi më i rrezikshëm i ekonomisë', Tabaku reagon për bllokimin e mandarinave: Njollë e keqe sigurinë për ushqimore në vend