Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta në moshën 37-vjeçare ish-futbollisti i Luftëtarit

Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta në moshën 37-vjeçare ish-futbollisti i Luftëtarit

Sporti shqiptar në përgjithësi dhe futbolli në veçanti ditën e sotme janë në zi. Kjo pasi ka ndërruar jetë në moshën 37-vjeçare ish-futbollisti i Luftëtarit Bashkim Gaxhaj, i cili ka luajtur për gjirokastritët nga viti 2000-2013.

Mësohet se ish-mesfushori prej pak kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë, e cila ditën e  sotme i ka marrë edhe jetën. Padiskutim një lajm trishtues jo vetëm për familjen e ish-futbollistit, por për të gjithë dashamirësit e sportit në vend dhe jo vetëm.

Për këtë ndarje të parakohshme nga jeta të Gaxhajt ka shkruar dhe ish-kapiteni i Luftëtarit Arlind Nora. Në rrjetet sociale ai ko postuar një foto të Gaxhajt ku shfaqet duke qeshur dhe në të cilën shkruan: “Kështu do të kujtoj gjithmonë të qeshur, i paharruar kujtimi yt, te qofte dheu i lehte.”

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shoku: 23/09/2019 17:03

    Ohhh sa keq.Djale QE se ben me nena. Po pse o Baçi u tregua Zoti I pameshirrshem me ty. Te te rroj cuni e goca.Rruge te mbare shoku im

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Me telefon dhe pa rrip sigurie, katër shoferë të arrestuar në 24 orët e fundit në Tiranë

Me telefon dhe pa rrip sigurie, katër shoferë të arrestuar në 24 orët e fundit në Tiranë