Futbollistët e Milanit në sezonin aktual janë ndëshkuar me 12 karton të kuq. Në këtë mënyrë u bënë gjenerata më e padisiplinuar ndonjëherë në një sezon.

Milanezët kanë patur një nga sezonet më të këqija. Dy xhiro para fundit të kampionatit italian në futboll ndodhen në pozitën e 11-të të tabelës më vetëm 46 pikë. 

E pabesueshme, por e vërtetë, "rosonerët" pas liderit Juventus, dhe rivalit më të madh Inter, kanë mbetur mbrapa për 37 pikë të pabesueshme, shkruan Anadolu Agency (AA).


d.b/shqiptarja.com