XHENOVA - Gjatë ditës ishte futbollist amator, ndërsa në darkë shiste kokainë për të paguar lojërat dhe pokerin, ndërsa frekuentonte edhe lokalet e modës. Më shumë se 1 kilogramë kokainë i është gjetur një shqiptari 27-vjeçar.
 
I riu me inicialet M. L., bënte jetë të dyfishtë, por është vënë në pranga pas një hetimi të gjatë që kishte nisur pikërisht nga shpenzimet e shumta që bënte ai edhe pse ishte i papunë.
 
Policia kishte marrë denoncime se në banesën ku jetonte shqiptari vinin njerëz të ndryshëm. Gjatë aksionit të bërë mbrëmë, janë ndaluar edhe dy përdorues droge, italianë të moshave 33 dhe 53 vjeç, të cilëve u janë gjetur një sasi prej 10 gramësh.
 
I riu shqiptar, pas vënies në pranga është dërguar në burgun e Marassit dhe është vënë në dispozicion të prokurorisë.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)