Futbolliste nga SHBA dhe baza vendase, grumbullohet Kombëtarja e femrave (LISTA)

Futbolliste nga SHBA dhe baza vendase, grumbullohet Kombëtarja e femrave (LISTA)

Kombëtarja e femrave

Kombëtarja shqiptare e vajzave do të kthehet në fushë për të zhvilluar një grumbullim 1 javor, nga datat 20 deri më 27 shkurt. Trajneri Armir Grima ka ftuar 22 lojtare për këtë impenjim të radhës me ekipin që do të grumbullohet ditën e hënë në Ulqin të Mali të Zi për t’i zhvilluar atje përgatitjet.

Stafi teknik ka ftuar pjesën më të madhe të ekipit bazë, ndërsa do të ketë edhe prurje të reja qoftë nga ekipet e moshave kuqezi por edhe disa futbolliste të reja të cilat duan të testohen me Kombëtaren dhe të tregojnë vlerat e tyre.

Ky grumbullim zhvillohet me qëllimin për të parë nga afër gjendjen e skuadrës dhe futbollisteve si edhe për të vijuar përgatitjet në kuadër të impenjimeve të ardhshme zyrtare. Grumbullimi 1 javor do ta ndihmojë shumë stafin teknik të kuptojë situatën në Kombëtare dhe të shohë mundësitë për të rinovuar grupin në të ardhmen me elementë të rinj cilësorë.

Në muajin prill Shqipëria do të njihet me kundërshtaret e saj të grupit në kompeticionin e Ligës së Kombeve për vajza, me ndeshjet që do të nisin nga muaji shtator i vitit 2023 dhe do të zgjasin deri në muajin mars të vitit 2024. Në bazë të renditjes së UEFA-s, Shqipëria renditet aktualisht e 33-ta në klasifikimin e përgjithshëm dhe do të jetë pjesë e Ligës C.

Lista:

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Mediat italiane: Shqipëria ringjall fabrikat sovjetike të armëve

Mediat italiane: Shqipëria ringjall fabrikat sovjetike të armëve