TIRANE - Një vit e 4 muaj burg ka dhënë Gjykata e Tiranës për futbollistin e Partizanit i cili edhe pse ishin ndarë, përndiqte ish-volejbollisten e Dinamos.

Shqiptarja.com zbardh vendimin e Gjykatës ndaj 26-vjeçarit Admir Arifaj, i cili u shpall fajtor për përndjekjen e Aurela Selfollarit, me të cilën ka pasur një lidhje. Sipas vendimit të Gjykatës, ndaj futbollistit të Partizanit  janë bërë dy kallëzime nga ish e dashura, sipas të cilave pretendohet se 26-vjeçari pas ndarjes e ka përndjekur dhe ka kryer veprime të cilat i e kanë frikësuar ish volejbollisten.
 
Ai shpesh e ka ndaluar në rrugë, e ka dhunuar dhe ofenduar dhe i ka çuar mesazhe kërcënuese. Madje sipas saj, Arifaj vec xhelozisë së sëmurë i ka kërkuar t’i kthejë paratë që kanë shpenzuar kur kishin qenë sëbashku.

Vetë i akuzuarai, i ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij, dhe ka ngritur pretendimin se e ka ndaluar ish të dashurën në rrugë për t’i kërkuar një borxh prej 600 mijë lekësh.

Vendimi mban datën e 14 Prillit dhe është shpallur nga gjyqtarja Rezarta Mataj.