“Futemi në tualet që të dalim në nominim kokë më kokë”, A e pranoi Dea propozimin e Efit?

“Futemi në tualet që të dalim në nominim kokë më kokë”, A e pranoi Dea propozimin e Efit?

Efi Dhedhes dhe Dea Mishel

Të shtunën mbrëma janë rikthyer në shtëpinë e “Big Brother VIP2” 4 ish-banorë. Efi Dhedhes, Kiara Tito, Bledi Mane dhe Ronaldo Sharka, të cilët u  bënë edhe njëherë pjesë e reality shoë-t, por Efi duket se është rikthyer për tu hakmarrë ndaj Deas për daljen e saj.

Rikthimi i Efit në shtëpinë e BBV i ka dhënë mundësinë kësaj të fundit që të vazhdojë edhe njëherë lojën e saj, me konfliktet dhe debatet e lëna përgjysmë.

Ndër banoret me të cilët ajo ka debatuar më së shumti është Dea MIshel,  e cila u bë shkak për daljen e Efit pasi e dërgoi në nominim së bashku me Kiarën dhe Luizin.Me sa duket Efi nuk ja ka harruar Deas këtë gjë dhe tanimë është gati për “të marrë hak”, pasi që me hyrjen e  saja jo ka thumbuar Dean dhe ka debatuar vazhdimisht me të.

Pa bërë ende 24 orë brenda BBV, Efi i ka bërë një propozim të drejtpërdrejtë Deas: të futen së bashku në tualet.viKy veprim, si pasojë e shkeljes së rregullores do t’i çonte vajzat në një përballje kokë më kokë në nominim. Por Dea ka refuzuar duke thënë se nuk ka frikë, por thjesht nuk i pëlqen ta bëjë.

Kujtojmë që të njëjtin plan pak javë më parë e vendosi në zbatim Luizi, duke dërguar në nominim së bashku me veten, Kristin dhe Armaldon.

Tensioni mes Efit dhe Dea Mishel duket se sa vjen e rritet. Ato janë përfshirë në një debat të ashpër gjatë ditës së sotme dhe dukshëm kjo situatë do të vazhdojë kështu për vajzat të cilat nuk e pëlqejnë aspak njëra-tjetrën.

 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Largimi nga Chelsea, Thiago Silva arrin akordin me ekipin e ri

Largimi nga Chelsea, Thiago Silva arrin akordin me ekipin e ri