Kuvend/ Projektligji për prodhimin e armëve do shqyrtohet me shpejtësi! Opozita kundër: Po bëni ndryshime pas kërkesës së një operatori

Kuvendi i ka hapur rrugën shqyrtimit me procedurë të përshpejtuar të pr/ligjit për prodhimin dhe tregtimin e armëve. Kjo kërkesë e qeverisë u kundërshtua nga opozita, e cila kërkoi shpjegime nëse ka urgjencë për këtë projektligj. Po ashtu, PD kërkoi që të futet në kalendarin e punimeve të Kuvendit, “Mocioni me Debat” për bllokimin e fondeve të IPARD.  Shqyrtimi i projektligjit do të bëhet me 25 korrik.

Felaj: Këshilli i Ministrave ka kërkuar shqyrtim me procedurë të përshpejtuar për Projektligjin "Për Krijimin e Shoqërisë Shtetërore për Prodhimin dhe Tregtimin e Armëve, Municioneve, Pajisjeve dhe Teknologjive Ushtarake".

Bardhi: Kemi kërkuar një mocion me debat për fondet e IPARD dhe hetimet nga OLAF. Ngritjen e një komisioni të posaçëm për adresimin e masave për të zhbllokuar fondet e IPARD III.

Felaj: Jemi në kohë për ta shqyrtuar kërkesën për mocion në konferencën e kryetarëve sepse e keni depozituar të premten. 

Bardhi: Çfarë nevoje apo urgjence ka Këshilli i Ministrave për të shqyrtuar me procedurë të përshpejtuar këtë projektligj. 

Tabaku: A ka ndonjë operator tjetër që kërkon ndryshim ligji? 

Tabaku: Ligji i armëve u ndryshua para dy muajsh sepse një operator që merrej me shpërndarje e tre kërkoi që në listë të futeshin 2 lloje të ndryshme armësh municionesh. Pra dy muajsh gjithë Parlamenti e ndryshoi ligjin me këtë kërkesë, komisionet brenda ditës u mblodhëm. Po ky ligj është ndryshuar para 6 muajsh. Çfarë është kaq urgjente për ligjin e armëve që nuk u ndryshuar nga një operator tjetër që e ka kërkuar këtë? Pyetje legjitime, U mblodh parlamenti sepse një ofrues që shiste armë kërkoi ndryshimin e listës. Tani po kërkoni sërish parlamenti të mblidhet. Si mund të mblidhemi me kërkesë të një operatori? Kush janë arsyet që nuk u ndryshuan dot para dy muajsh e po kërkohet të ndryshohet tani. Ky është një ligj jo i thjeshtë ka debat dhe prek shumë interesa, është i përafruar me legjislacionin e BE.

Gogu: Rregullorja është e qartë një folës pro dhe një kundër. Rregullorja e Kuvendit ka parashikuar që ti kërkojë Kuvendit një procedurë të përshpejtuar. Ka sjellë një projektligj të ri. Do të keni gjithë kohën që të denonconi në komisione. Sot ne vendosim dhe kjo seancë plenare ka diskreditonit ta vendose. Tani na mbetet të gjithë neve ta votojmë. Vazhdojmë me votimin.

Felaj: Nuk bëhet fjalë në ndryshimet në ligjin për armët, është një ligj i ri. Jo më kot e kërkova për rregullimin e provimit tregtimit dhe zhvillimit të armëve. Nuk ka të bëjë me ligjin për armët. Është projektligj i ri. Jemi të qartë edhe me procedurën që na imponon rregullorja. Ka të drejtë Këshilli i ministrave të paraqesë një kërkesë të tillë. Komision përgjegjës për këtë projektligj do të jete komisioni për Sigurinë Kombëtare. Shqyrtimi i projektligjit do të bëhet me 25 korrik.


Lajmi kryesor:

Dumani në Kuvend: Hetimet për inceneratorin e Tiranës, komplekse! I përgjigjet Bardhit për 'Xibrakën': S'marr SMS nga Rama! PD në sulm për Berishën


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë