Izolohet në 41 Biz i dënuari me burg përjetë (EMRI)

Izolohet në 41 Biz i dënuari me burg përjetë (EMRI)

TIRANE- Një I dënuar me burg përjetë është izoluar në regjimin e posaçëm “41 bis”. Bëhet fjalë për Nikolin Topallin e dënuar për vrasje me dashje në rrethana cilësuese, bëjnë të ditur sot burime nga Drejtoria e Burgjeve për Shqiptarja.com. 

Nikolin Topalli u shpall fajtor për vrasjen e Gjok Ndoc Ndreka, 37 vjeç, banues në fshatin Gramsh. Ngjarja ndodhi në vitin 2001 për motive pronësie, ku mbeti i plagosur dhe vëllai i viktimës.

Topalli u shpall fajtor për veprën penale “Vrasje me dashje në rrethana cilësuese; Armëmbajtje pa leje” parashikuar sipas neni. 79/dh,278/2 të Kodit Penal.

Në regjimin e posaçëm “41-bis” futen të dënuar të cilët përbëjnë rrezikshmëri. Atyre u ndalohet çfarëdolloj komunikimi me botën jashtë qelisë. I fundit që hyri në qelitë e 41 Bis ishte Erion Veizi i dënuar për vrasjen e efektivit, Azem Meshini dhe një tjetër personi në Tiranë. 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja