Një i ri 29 vjeç është mbytur në lumin Valbonë ditën e sotme. I riu nga Bujani i Tropojës kishte hyrë për t'u larë në lumin e Valbonës, por nuk mundi dot të dilte dot prej andej.
Kanë qenë familjarët që kanë bërë kallëzim në polici për zhdukjen e të riut dhe pas disa orë kërkimesh trupi i tij është gjetur në lumin e Valbonës pa shenja jete.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja, ndërsa vijojnë hetimet për dokumentin e plotë të ngjarjes.

Komento
Komente

