Futi 100 gram lëndë narkotike në burgun 313, në pranga stomatologu

Futi 100 gram lëndë narkotike në burgun 313, në pranga stomatologu

Foto ilustruese

Një stomatolog është arrestuar nga policia pasi shpërndante lëndë narkotike në burgun 313.

Gjithashtu në pranga ka rënë dhe një i paraburgosur i cili mori lëndën narkotike nga mjeku.

I paraburgosuri me iniciale F.B. shkoi për tu vizituar ditën e djeshme rreth orës 11:30. Kur hyri në godinë, ura metal-detektor nuk sinjalizoi asgjë por në momentin kur doli ajo dha sinjal.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar, të paraburgosurit iu gjet një sasi prej 100 gramë lëndësh narkotike të mbështjellë me letër alumini dhe me plastmas.

Si pasojë u arrestua stomatologu me iniciale R.S. Nga veprimet e para hetimore rezulton se i paraburgosuri R.S. dhe stomatologu F.B kanë patur kontakt me njëri-tjetrin. Në vajtje për te klinika nuk është dhënë sinjal nga ura metal-dedektor, ndërsa në kthim janë aktivizuar sinjalet e urës.

Materialet do të referohen në prokurorinë e rrethit Tiranë për për dy vepra penale.

 

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës