'Futi 12 dhe nxorri 6 ballokume', Kryemadhi: Çamë rrjetin, na dolën shumë të mira! Krenare që përfaqësohemi me shumë gra në këtë qark

'Futi 12 dhe nxorri 6 ballokume', Kryemadhi: Çamë rrjetin, na dolën shumë të mira! Krenare që përfaqësohemi me shumë gra në këtë qark

Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi nga Elbasani ku ka prezantuar kandidaten për deputete Mimoza Trimi, u ndal edhe te videoja që solli reagime disa ditë më parë, ku ajo shfaqej teksa futi në furrë 12 ballokume në furrë, dhe më pas nxori 6.

Ballokumet Kryemadhi tha se i bënë në shtëpinë e kandidates për deputete dhe sqaroi se ishte vajza e saj që u sugjeroi t’i ndanin në dy tepsi. Por megjithatë këtu shtoi se me atë video "çanë rrjetin".

“Me ballokumet që bëmë te shtëpia jote çamë rrjetin. I ndamë në dy tava. Sipas gojëdhënave dolën shumë të mira. Do bëjmë prapë që ti fusim gjashtë dhe të nxjerrim gjashtë, të mos na fusë Marta duart te tepsia", tha ajo.

Në fjalën e saj, Kryemadhi u shpreh se ndihet krenare pasi në këtë qark LSI përfaqësohet nga më shumë candidate gra.

"Unë jam shumë krenare që në të gjithë listën e Elbasanit ne përfaqësohemi me katër gra dhe vajza në Elbasani, edhe Mirandën që kemi nga Përrenjasi, por Moza, Klaudia dhe dy Sindit, vajzat e LRI-së, janë një ekip i jashtëzakonshëm që në pamje të jashtme duken si një ekip i brishtë, por brishtësia e elementit të gruas dhe të femrës faktikisht do të jetë edhe goditja mu në zemër në qytetin e Elbasanit, sepse pjesa më e madhe e njerëzve që jetojnë dhe vuajnë në pasigurinë, në varfërinë dhe papunësinë e Elbasanit janë gratë dhe vajzat.

Ndaj përfaqësimi ynë përmes Mozës dhe Klaudias është i domosdoshëm, është i rëndësishëm dhe mbi të gjitha është një sfidë e jona.
Unë Moza të falënderoj shumë sepse e di që edhe për ty është një sfidë e madhe, nuk është çështje meritokracie, sepse meritokracinë e ke merituar me shumë e shumë gjëra të tjera, por është çështje sfide që ne kemi marrë bashkërisht për qytetin e Elbasanit”, u shpreh Kryemadhi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tosi: 16/03/2021 18:53

    Kjo doktoresha plagjiature nuk di te zbrese nga 12 ta 6. E ben me makine llogaritese. Nuk lexon dot as nje numer me 6 shifra. Pika e Nafije fallxhores

    Përgjigju
  • robi: 16/03/2021 18:30

    Nafije Fallxhorja në ditën e saj me të zeza , urrejtje e madhe në Elbasan për këtë monstër që ka plagjiature diplomë dhe nuk lexon dot një numër me gjashtë shifra. Me 25 prill leshilikes për skrap.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani