Futi në kurth arsimin, dënohet me 1 vit e 4 muaj burg i riu që ngriti skemën e mashtrimit me bursa studimi në SHBA! Hiqej si 'mbesa' e kryeministrit Rama

Futi në kurth arsimin, dënohet me 1 vit e 4 muaj burg i riu që ngriti skemën e mashtrimit me bursa studimi në SHBA! Hiqej si 'mbesa' e kryeministrit Rama

Foto ilustruese

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka dënuar me dy vite burg Ermes Hoxhallin, i cili premtonte bursa studimi falas dhe udhëtime në Shtetet e Bashkuara duke mashtruar zyrtarë të ministrisë së Arsimit nëpërmjet falsifikimit. Hoxhalli u dënua për falsifikim dokumentesh dhe falsifikim kompjuterik, teksa përfitoi zbritjen e 1/3 së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar dhe përfundimisht do të vuajë 1 vit e 4 muaj burg.

I riu krijoi një identitet të rremë si Klea Rama, dhe prezantohej si mbesa e kryeministrit Edi Rama, duke u prezantuar si një diplomate të lartë e Ambasadës. Ai pretendonte se ishte udhëheqës i një projekti për të rinjtë dhe ka dhënë 19 certifikata pjesëmarrjeje false për nxënës dhe një mësues të shkollës së Mesme “Ali Demi”, Vlorë.

“Nëpërmjet identitetit të krijuar si Klea Rama, pretendoi se ishte iniciator i projektit “Let’s talk together aboutUS’24” që mbulon Shqipërinë dhe ka për qëllim informimin e studenteve shqiptarë rreth studimeve në Shtetet e Bashkuara, për t’i aktivizuar ata në këto projekte dhe mbështetur disa me shuma financiare nëse kalojnë vlerësimet në kolegje Amerikane”, tha organi hetues.

Dokumentet e falsifikuara si certifikatat, vulat, firmat, logot, foto dhe videot e këqyrura dhe të sekuestruara nga Prokuroria Tiranë gjatë hetimeve mbi këtë procedim penal, iu gjetën shtetasit Ermes Hoxhalli në laptopin e tij dhe aparatet celularë.

Po aty u gjet edhe adresa e e-mailit [email protected] me të cilën komunikonte me zyrtarë të Ministrisë së Arsimit.

I riu akuzohet për “Falsifikim kompjuterik” dhe “Falsifikimi i dokumentave”. Ky personazh arriti të depërtonte në Ministrinë e Arsimit, teksa ishin shërbimet e Ambasadës Amerikane që ngritën alarmin.

Vendimi
1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ermes Hoxhallipër kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ermes Hoxhalli për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi kompjuterik”, parashikuar nga neni 186/a/1 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
3. Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve të mësipërme, i pandehuri  Ermes Hoxhalli dënohet me një dënim të vetëm prej 2 (dy) vjet burgim.
4. Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri Ermes Hoxhalli dënohet me 1 (një) vit e 4 (katër) muaj burgim.
5. Në zbatim të nenit 190 të K.Pr.Penale, provat materiale të sekuestruara, aparatet celularë dhe një laptop t’i kthehen të pandehurit.
6. Shpenzimet në fazën e hetimeve paraprake si dhe shpenzimet gjyqësore në ngarkim të të pandehurit.
7. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, brenda 15 ditëve duke filluar ky afat nga dita e nesërme e  njoftimit të vendimit.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jevgjit Jeton Flutra Fadil Gjoleka: 28/01/2025 14:37

    Po mir ja u bēri kur gjeti budallenj qē paguajn si lopēt tamam gjē e gjall.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

SHBA, avioni me 64 pasagjerë në bord përplaset me një helikopter ushtarak në Uashington, ka viktima

SHBA, avioni me 64 pasagjerë në bord përplaset me një helikopter ushtarak në Uashington, ka viktima