Futsal, Shqipëria merr pjesë në
turneun “Adem Jashari”

Futsal, Shqipëria merr pjesë në<br />turneun “Adem Jashari”<br>
Përfaqësuesja e Shqipërisë në Futsal e drejtuar nga trajneri, Erind Resuli do të marrë pjesë në turneun miqësor “Adem Jashari” i cili do të zhvillohet në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë në datat 2-5 mars 2018. Resuli ka grumbulluar 14 futbollistë për këto ndeshje miqësore . Ekipet pjesëmarrëse në këtë turne janë: Shqipëria, Maqedonia, Kosova A dhe Kosova U-21.

Sipas programit të përgatitur nga Federata e Futbollit të Kosovës, të gjitha ndeshjet do të zhvillohen tek “Pallati i Rinisë” në Prishtinë. Ciftet e ndeshjeve do të përcaktohen pas hedhjes së shortit në datën 2 mars 2018.

Ndeshja e parë do të zhvillohet në datë 3 mars ora 15:00.
Ndeshja për vendin e tretë dhe të fundit do të zhvillohet në datë 4 mars ora 15:00.
Finalja do të zhvillohet në datë 4 mars ora 17:00.

Kombëtarja jonë do të niset në Prishtinë, ditën e enjte, datë 1 mars në orën 09:00.

lista

Lista e të grumbulluarve

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron