Shqipëria synon që deri në vitin 2030 të arrijë 8.5 miliardë euro të ardhura nga turizmi, duke kaluar nga modeli i rritjes së numrit të vizitorëve te një turizëm që gjeneron më shumë vlerë për çdo vizitë. Ky ishte mesazhi që dha ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, në Future Hospitality Forum 2026, ku u mblodhën investitorë, zhvillues dhe përfaqësues të markave ndërkombëtare të hotelerisë.

“Vetëm tre vjet më parë, të ardhurat nga turistët ndërkombëtarë ishin 2.8 miliardë euro. Në vetëm dy vjet, këto shifra u dyfishuan. Vitin e kaluar arritëm në 5.7 miliardë euro dhe mirëpritëm 12.5 milionë turistë. Mundësia jonë nuk është më thjesht të tërheqim më shumë investitorë apo më shumë vizitorë. Është të krijojmë më shumë vlerë nga çdo vizitë. Faza e ardhshme e turizmit shqiptar nuk mund të jetë thjesht ndërtimi i më shumë dhomave. Ajo duhet të jetë ndërtimi i një mikpritjeje më cilësore. Deri në vitin 2030, të ardhurat nga udhëtimet ndërkombëtare mund të arrijnë rreth 8.5 miliardë euro. Sot, turizmi mbështet rreth 294 mijë familje në Shqipëri dhe kontributi i tij vlerësohet në 28% të PBB-së sonë, në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë””, tha Ibrahimaj.


Lajmi kryesor:

'Forumi i Mikpritjes' bën bashkë brandet e mëdha në Tiranë, Rama bizneseve: Nga turizmi masiv drejt atij cilësor! Ftesë investitorëve: Shfrytëzoni potencialin tonë tani!