Fëmijët solidarizohen me fëmijët. Një shfaqje teatrore për fëmijët e prekur nga talasemia

Fëmijët solidarizohen me  fëmijët. Kështu do të përkufuzohej shkurtimisht veprimi i bukur dhe tepër human i disa fëmijëve. Edhe pse të vegjël në moshë, një grup nxënësish kanë vendosur që të perforomojnë në një shfaqje teatrore në gjuhën angleze dhe me paratë e fituara të blejnë libra për fëmijët e prekur nga talasemia. Në vendin tonë është tepër i lartë numri i të prekurve me talasemi dhe nevojat e tyre janë të shumta, por ajo që është e rëndësishme është që ne të gjithë sadopak, mundemi tua bëjmë atyre më të bukura ditët e shtruara në spital duke i lënë ata nën shoqërinë e librave. Një pasdite të këndshme, në Teatrin Kombëtar Eksperimental, ndiheshin zërat e fëmijëve, e atyre që performonin me emocione në skenë, dhe atyre që gumëzhinin duke përsëritur rreshtat në prapaskenë.

Puna e fëmijëve dukej që kishte qenë disamujore, pasi shfaqja zgjati gati 2 orë dhe në sytë e tyre ndihëej gëzimi që pak kohë më vonë do të shkonin të vizitonin bashkëmoshatarët e tyre për tiu dërguar dhuratat e tyre.

Të veshur dhe të lyer ashtu si personazhet e tyre në skenë ja emocionet e të vegjëlve pas mbarimit të shfaqjes.

Po ashtu shumë të kënaqur janë edhe të afërmit e fëmijëve , të cilët i kanë ndjekur ata hap pas hapi në këtë veprimtari kaq për tu vlerësuar të tyren.

Ato që i kanë ndihmuar fëmijët në këtë hap të madh human janë Iris Pupuleku dhe Elizabeta Biba, të cilat shprehen se kjo veprimtari nuk është e para e organizuar dhe që pritet të pasohet nga të tjera.

Disa ditë më vonë, kamera jonë shoqëroi aktorët e vegjël për në pavjonin e pediatrisë në QSUT. Tashmë , paratë e shfaqjes ishin kthyer në libra për të pasuruar bibliotekën e fëmijëve të shtruar në këtë pavion.

Të vegjlit madje kanë edhe një mesazh për të përçuar , jo vetëm për bashkëmoshatarët e tyre , por edhe për gjithë të rriturit të cilët mund të bëjnë diçka më shumë për të qenë më humanë.

Ne u larguam nga spitali me dëshirën dhe me shpresën që kamera jonë të shohë sa më pak fëmijë në këto ambiente, dhe që dyert e këtij spitali të vizitohen gjithnjë e më tepër nga njerëz që mendojnë sadopak edhe për ata që fati nuk është treguar dhe aq i mirë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër