Gazetari dhe kryetari i unionit të gazetarëve, Aleksandër Çipa, i ftuar në studion e Report Tv për sa i përket ofendimit që kryeministrit Rama ndaj gazetarëve u shpreh se jemi në ditët e një frustrimi të madh të shoqërisë dhe jo për shkak të medieve, por për shkak të situatës ku ndodhen pushteti ekzekutiv, legjislativ dhe ai i drejtësisë, ku ky i fundit është në një fazë të ndërtimit të një arkitekture të re.

Gjithashtu Çipa e krahasoi sjelljen e kryeministrit Rama me atë të Presidentit Trump, duke thënë se as kryeministri Rama nuk është Trump dhe as Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë Shqipëria e sotme.

Gjithashtu Çipa ka folur edhe për sa i përket çështjes “Tahiri”, për të cilën është shprehur se nuk është nisur sipas mënyrës tradicionale të politikës shqiptare me drejtësinë.

“Palët thonë se një shumicë parlamentare votoi kundër heqjes së imunitetit të ish- ministrit, ndërsa në 94-tën, maxhoranca e kohës e cila nuk është më e tillë ka bërë të njëjtën gjë”, është shprehur Çipa, i cili ka shtuar se politika jonë është një politikë që përsërit veten.

Për sa i përket veprimeve të politikanëve shqiptar, të cilët i drejtohen shpesh herë faktorit ndërkombëtarë, Çipa ka thënë se shumë shpejt politika shqiptare do ti duhet të reformojë veten për shkak të ndryshimeve që janë duke ndodhur.

“Mendoj se klasa politike në gjithë procesin e reformimit që do ti bëjë vetes, do të bëhet më e domosdoshme që vendimmarrja të burojnë nga lojaliteti politik dhe jo nga ajo e diplomatëve apo aleatëve tanë strategjik”, është shprehur Çipa.

Redaksia Online
D.T Shqiptarja.com