Fyerjet,Basha në mbrojtje të
gazetarëve:Rrugaçëri e Ramës
Kreu demokrat, Lulzim Basha, ka reaguar pas deklaratave të forta dhe fyese të kryeministrit Edi Rama ndaj gazetarëve.
Kreu demokrat, Lulzim Basha, ka reaguar pas deklaratave të forta dhe fyese të kryeministrit Edi Rama ndaj gazetarëve. Duke marrë në mbrojtje gazetarët, që sipas Bashës nuk gëlltitën me turp rrugaçërinë e Ramës, kreu i PD deklaron se sulmi agresiv, banaliteti dhe kërcënimet ndaj gazetarëve faktojnë ekuilibrin psiqik të Ramës.
Sipas Bashës, kryeministri është marrë peng nga Tahiri dhe është kthyer në lolo nga kriminelët, që diktojnë vendimmarrjen politike. Më tej, kreu demokrat shton se Shqipëria ka sot më shumë se kurrë nevojë për të vërtetën dhe për kurajo përballë të keqes.
"Sulmi agresiv, banaliteti rrugaceror dhe kërcënimet kundër gazetareve faktojnë çekuilibrimin psiqik që ka Edi Rama kur nuk arrin ta fshehë të vërtetën tronditëse as nga vetja e tij. I marre peng nga Saimir Tahiri dhe i kthyer ne nje lolo nga kriminelët që i diktojnë vendim-marrjen politike, Edi Rama sot ka humbur çdo lloj ekulibri psiqik dhe njerëzor ndaj po ushtron dhunë verbale ndaj çdokujt që i duket se sfidon pushtetin e tij.
Sulmi ndaj gazetarëve është dhunë jo vetëm ndaj tyre, por dhunë ndaj gjithë shoqërisë e cila pa gazetarinë dhe pa fjalën e lirë përfundon në errësirë dhe skllavëri.
Përgjigjia më e mirë ndaj kësaj dhune, është kurajo për të zbuluar dhe thënë të vërtetën. Sot, më shumë se kurrë, Shqipëria ka nevojë për të vërtetën dhe për kurajo përballë të keqes. Në betejën për liri, të drejta dhe dinjitet ne jemi të gjithë bashkë, unë dhe opozita jemi në krah të cdo gazetari kurajoz si ata që nuk e gëlltitën me turp rrugacërinë e Ramës sot. Bashkë, nuk ka bandit as lolo banditësh si Edi Rama që mund të na trembë apo nënshtrojë", shkruan Basha.
![basha fb](http://www.shqiptarja.com/foto/308100.jpg)
(Reagimi i Lulzim Bashës)
d.c./shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?
-
Institucioneve
11.9%
-
Opozitës
13.1%
-
Qytetarëve
75%
Vota total: 84
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Demokratja Kamala Harris takohet me tre kandidatët e mundshëm për nënpresident
4 Gusht, 23:30
-
Namir Lapardhaja: Po këta sikur thanë se tani që u bashkuan, do i tregonin vendin Ramës
4 Gusht, 23:04
-
Intensifikohen tensionet në Lindjen e Mesme
4 Gusht, 22:52
-
Zgjedhjet në Himarë/ Përfundon dorëzimi i kutive! KZAZ nuk konstatoi asnjë të parregullt, pritet të nis numërimi
4 Gusht, 22:44
-
Arben Meçe: Klima ekstremiste në Himarë nuk është fare në vëmendje të opinionit në Greqi
4 Gusht, 22:25
-
'Opozita humbi kohë me çështjen Beleri', Indrit Sefa: Gjikuria u identifikua vetëm para 30 ditësh
4 Gusht, 22:22
-
Mero Baze: Të gjithë ata që tradhtuan Petro Gjikurinë
4 Gusht, 22:15
-
Spahiu: Himara pjesë e paktit Athinë-PD, që nga marrëveshja famëkeqe 6 milje detit
4 Gusht, 22:08
-
Zgjedhjet në Himarë, dorëzohen 21 kuti votimi në KZAZ e numërimit!! Kanë mbetur edhe 15 të tjera
4 Gusht, 21:34
-
'Himara mori vëmendje se fitoi një kandidat minoritar', Jordan Daci parashikon: Diferenca kësaj here do jetë e madhe
4 Gusht, 21:33
-
Shtëpia e Bardhë: Rritja e pranisë ushtarake në Lindjen e Mesme, masë parandaluese për uljen e tensioneve
4 Gusht, 21:25
-
Gazetari Nura: E njoh Tavon, eurodeputetët grekë më folën me superlativa për të! Edhe Ramësi i intereson të sheshojë marrëdhëniet
4 Gusht, 21:18