Fyle: Aksioni antidrogë, i duhuri
...por Prokuroria të veprojë shpejt

Fyle: Aksioni antidrogë, i duhuri<br />...por Prokuroria të veprojë shpejt
TIRANE - Operacionet e fundit antikanabis të zhvilluara nga Policia e Shtetit, që kulmuan me ndërhyrjen në fshatin e Lazaratit, janë vlerësuar nga Komisoneri në largim për Zgjerimin në Bashkimin Europian Stefan Fyle i cili i ka dërguar një letër ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri.
 
Përmes letrës, Fyle vlerëson rezultatet e Shqipërisë në luftën kundër narko-trafikut, por i bën apel Prokurorisë që të mbyllë hetimet sa më shpejt dhe të dorëzojë dosjet e trafikantëve në gjykatë.
 
“Më lejoni të theksoj rëndësinë e veçantë që ne i japim luftës së orientuar drejt rezultateve kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Operacionet e sukseshme, të kryera së fundmi, kundër kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve janë hapa të lavdërueshëm në drejtimin e duhur. Ato duhet të mbështeten me vendosmëri dhe të ndiqen nga veprime të shpejta dhe të duhura nga ana e prokurorisë",  thekson Fyle në mesazhin përcjellë Ministrit Tahiri.
 
Në letrën dërguar ministrit Tahiri, Fyle i drejtohet edhe politikës shqiptare kur thotë se “është e qartë që arritja e rezultateve në këtë fushë varet prej vullnetit politik të autoriteteve, si dhe në vendosmërinë, efikasitetin e veprimit dhe koordinimin e të gjithë trupave ligj-zbatuese në Shqipëri. Në këtë kontekst, angazhimi personal dhe institucional që Ju shprehni është mëse i mirëpritur dhe do të mbetet thelbësor".
 
Në përfundim, Fyle siguron se Komisioni Europian është i gatshëm të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e Shqipërisë për reforma, me ekspertizë dhe mbështetje financiare        


PDF - Letra e Komisionerit për Zgjerimin e BE, Stefan Fyle për Ministrin e Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)      
                                                                                                                 

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë