Fyle: Bashkë me opozitën
përmbushni 5 prioritetet

Fyle: Bashkë me opozitën<br />përmbushni 5 prioritetet
TIRANE- Komisioneri për Zgjerimin në Komisonin Evropian Stefan Fyle është takuar me kreun e shtetit Nishani, kryeministrin Rama, kreun e Kuvendit Meta dhe kryetarin e opozitës Basha, ku ka diskutuar për 5 prioritetet që duhet të realizohen për integrimin në BE. Rama dhe Fyle ka ndaj të njëjtin qëndrim teksa kanë këmbëngulur në përmbushjen e 5 prioriteteve dhe se nevojitet dialogu politik, thelbësor për një rigjallërim të jetës politike në vend.  Në vizitën e tij të tretë në Tiranë brenda vitit, komisioneri i KE Shtefan Fyle, pas takimit më shumë se 60 minuta me kryeministrin Edi Rama kërkoi nga qeveria e opozita një proces gjithëpërfshirës që të mos humbin kohë në përmbushjen e 5 prioriteve të vendosura nga Komisioni Europian.

“Përveç rekomandimit pozitiv për dhënien e statusit të vendit kandidat, KE ka theksuar dhe 5 prioritete kyçe që duhen përmbushur. Kjo, për sa i përket edhe vendosmërisë që duhet të tregojë Shqipëria për trajtimin e këtyre sfidave, por mbi të gjitha, përsa i përket luftës kundër korrupsionit e krimit të organizuar. Pra, pikërisht përpjekjet e vazhdueshme që duhet të bëjë Shqipëria, për të vënë në zbatim këto përpjekje dhe për të treguar rezultate. Mes disa gjërave të tjera, unë kam theksuar nevojën për një dialog politik konstruktiv. Natyrisht, ky mes qeverisë, por dhe opozitës, pasi besoj që ky është tërësisht thelbësor për të rigjallëruar jetën politike të vendit”, tha Fyle.

Teksa ka nënvizuar se u diskutua dhe për synimin, për të cilin kishte ardhur në Shqipëri që është edhe ky dialog i nivelit të lartë të cilin do të lançojnë sot “për prioritetet kyçe, që do të ndihmojnë Shqipërinë për të përqëndruar fokusin e veprimeve të saj, pikërisht në këto fusha kaq të rëndësishme”. Nga ana e tij, kryeministri Rama foli për nevojën e përshpejtimit të proceseve integruese, duke shprehur të gjithë gatishmërinë e qeverisë. “Unë dëshiroj të nënvizoj se ne jemi 100% në një gjatësi vale lidhur me pesë prioritetet e përcaktuara nga Komisioni, në funksion të përpjekjeve për të shkuar drejt hapjes së negociatave. Jemi 100% të vendosur për të çuar më tutje një luftë pa kompromis kundër krimit të organizuar apo krimit të rrugës dhe korrupsionit, luftë e cila vetëm sa ka filluar.

Jemi 100% të predispozuar që të ndërtojmë një proces, ku zotimi ynë, që të mos i mohohet opozitës asgjë nga çka na u mohua ne kur ishim në opozitë e ne të sillemi me opozitën, ashtu siç do kishim dashur të sillej qeveria me ne, të jetë një realitet i prekshëm”, tha Rama. Më herët komisioneri Fyle është takuar me presidentin Bujar Nishani, që u shpreh se kishte besim në marrjen e një vendimi pozitiv në dhjetor dhe se institucionet e shoqëria shqiptare do të vazhdojnë përpjekjet për përballimin e sfidave të identifikuara nga progres raporti. Komisioneri Fyle i vijoj takimet për të njëjtat çështje me kryetarin e kuvendit Ilir Meta, ministrin e Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati dhe kreun e opozitës, Lulzim Basha.
 
5 prijoritetet
Vazhdimi për zbatimin e reformës në administratën publike.
Veprime për pavarësinë, efikasitetin e gjyqësorit.
Vendosmëri në luftën kundër korrupsionit.
Të bëjë më shumë përpjekje në luftën kundër krimit të organizuar.
Masa për të forcuar të drejtat e njeriut, e komunitetit rom e pronave

Shkrimi u publikua sot (12.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online

(d.d/shqiptarja.com­)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar

Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar