TIRANE - Nacionalizmi i theksuar vazhdimisht nga kryeministri shqiptar Sali Berisha ka tërhequr sërish vëmendjen e ndërkombëtarëve.

Komisioneri evropian i Zgjerimit, Stefan Fyle, ngre pyetje nëse nacionalizmi që vjen nga Tirana zyrtare është vërtet i bazuar në vlera euroatlantike.


Në rrjetin social Twitter, Fyle shkruan: “Shqipëria tregon "kreativitet". A është nacionalizmi, në formën që e dëgjojmë nga Tirana, vërtet i bazuar në vlera Euroatlantike?”




Komisionieri Fyle ndodhet në një vizitë zyrtare në Beograd, ndërsa të martën pritet të vizitojë Prishtinën në kuadër Kosovë-Serbi, më 25 mars do të vizitojë Shqipërinë

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)