Fyle me Ramën në Bruksel, si më
4 shkurt në Tiranë, flet për zgjedhjet

Fyle me Ramën në Bruksel, si më <br />4 shkurt në Tiranë, flet për zgjedhjet
TIRANË - Kryetari i PS, Edi Rama është pritur sot në Bruksel nga Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Stefan Fyle, teksa ky i fundit, duke përsëritur mesazhin e dhënë qartë ndaj politikës shqiptare më 4 shkurt, kohë kur Fyle vizitoi Tiranën, tha se edhe me Ramën diskutuan për zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Duke përsëritur mesazhin e dhënë qartë ndaj politikës shqiptare më 4 shkurt, kohë kur Fyle vizitoi Tiranën, ai tha se edhe me Ramën diskutuan për zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Ndërsa më tej Fyle thotë se në këtë kuadër biseda me liderin e opozitës u fokusua në mbajtjen e Shqipërisë drejt rrugës së saj Evropiane.

"Bashkimi Europian dhe sigurisht, SHBA, si aleati ynë i madh strategjik", tha Rama pas takimit, "kërkojnë një Shqipëri, që të vazhdojë të shkojë përpara, duke mos rënë pre e tundimeve që vijnë si jehonë e së shkuarës e duke i lënë pas, fantazmat e shkuara, nga nacionalizmi tek zgjedhjet e deformuara.

Puna që na mbetet dhe është sigurisht pjesa më e madhe e punës është që të garantojmë se vota për ndryshimin, vota për transformimin demokratik , vota për rilindjen shqiptare, do të jetë një votë që do të hidhet aty ku votuesi dëshiron dhe do të numërohet siç kjo familje e madhe e popujve, të ulur në tryezën e vlerave demokratike, e kushtëzon në mënyrën më të panegociueshme". 

Prej dy ditësh, kreu i PS-së, ndodhet në Bruksel, ku është takuar edhe me përfaqësues të së majtës në Komisionin Europian e ku kryefjala, sipas burimeve brenda PS-së, është procesi zgjedhor i 23 qershorit. Njëkohësisht, Rama ka njoftuar në “Twitter” se “datat 22-23 shkurt janë ditë intensive drejt fitores. Ne do të mbajmë Konferencën Kombëtare të Programit “Për një rilindje shqiptare”, të cilën mund ta ndiqni “live” neser pasdite e pasneser paradite. Të dielën, në orën 12.00”, shkruan Rama, “do t’i përgjigjem në “Twitter” dhe “Facebook”, të gjitha pyetjeve tuaja".

FYLE: SHQIPERIA NE RRUGEN E BE ME ZGJEDHJE TE LIRA
Ndërkohë, përmes një statusi në rrjetin social Twitter, Komisioneri Evropian e Zgjerimit Stefan Fyle shkruan mbi takimin që zhvilloi me kryesocialisin shqiptar në Bruksel.

Duke përsëritur mesazhin e dhënë qartë ndaj politikës shqiptare më 4 shkurt, kohë kur Fyle vizitoi Tiranën, ai tha se edhe me Ramën diskutuan për zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Ndërsa më tej Fyle thotë se në këtë kuadër biseda me liderin e opozitës u fokusua në mbajtjen e Shqipërisë drejt rrugës së saj Evropiane.

“Diskutuam me Edi Ramën rëndësinë e zgjedhjeve të mira parlamentare dhe mbajtjen e Shqipërisë në rrugën e saj evropiane”, shkruan Fyle në Twitter.

rama fyle bruksel
(Foto e publikuar nga Stefan Fyle në Twitter)

statusi i fyles ne twiiter
(Foto, statusi i Fyles në Twitter)


*Lajmi u publikua fillimisht në orën 12:55 dhe u përditësua më 18:55

Redaksia Online

(ar.sh/Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

'Daily Express': Shqipëria, vendi i vogël evropian më i bukur se Greqia dhe Kroacia

'Daily Express': Shqipëria, vendi i vogël evropian më i bukur se Greqia dhe Kroacia