BRUKSEL - “Do të ishte mëkat nëse tre ligjet, kusht nga Komisioni Evropian, nuk do të votoheshin”. Kështu ka deklaruar komisioneri Evropian për Zgjerimin, Stefan Fyle, gjatë një konference për Ballkanin Perëndimor në Parlamentin Evropian.
Fyle konfirmoi se në prill Komisioni Evropian do të vijë me një raport për Serbinë, Maqedoninë dhe Kosovën. Ndërsa përsa i përket Shqipërisë, Fyle shtoi se “nëse forcat politike në Shqipëri do të jenë në gjendje të kapërcejnë kushtet e mbetura pezull që kërkon Brukseli, atëherë mbase së shpejti mund të ketë një raport të Komisionit Evropian mbi Shqipërinë”.
“Nëse Tirana nuk mund të bëjë progres në kushtet e kërkuara, do të ishte një tjetër mundësi e humbur”, deklaroi Komisionieri për Zgjerimin, Stefan Fyle.
“Ne duam t’i prezantojmë dhe t’i aprovojmë këto raporte në prill, për t’ia dhënë më tej shteteve anëtare në BE dhe Parlamentit Evropian, duke i dhënë vendeve anëtare më shumë kohë për t’u konsultuar me parlamentin kombëtar dhe për të dhënë mandatet delegacionin kombëtarë, përpara Këshillit të Evropës në qershor, i cili mund të marrë “vendime më të rëndësishme”, ka shpjeguar Fyle.
Fyle deklaroi se për Serbinë, ashtu sikurse edhe për Maqedoninë, ekzekutivi evropian duhet të japë rekomandimin e tij për të hapur negociatat për anëtarësimin ose jo në BE, ndërsa Kosova, shtoi Fyle, pret fillimin e negociatave për marrëveshjen e Asociimit.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com