TIRANË - Kuvendi po harton një Plan Veprimi për adresimin e të gjitha pikave të raport-progresit dhe për zbatimin e rekomandimeve.
Këtë i ka bërë të ditur Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta Komisionerit Evropian për Politikën e Zgjerimit dhe Fqinjësisë, Stefan Fule, me të cilin u takuan sot pasdite dhe biseduan rreth ecurisë së axhendës evropiane të Shqipërisë, me fokus në rekomandimet e Progres-Raportit të Komisionit Evropian për Shqipërinë.
Komisioneri Fule u shpreh se pas vlerësimit që Komisioni bëri përmes Progres-Raportit, të gjitha palët duhet të fokusohen në përmbushjen e rekomandimeve kyçe përmes bashkëpunimit konstruktiv. Në këtë drejtim, Fule vuri në dukje rëndësinë e Dialogut të Nivelit të lartë në mbështetje të avancimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian dhe gatishmërinë e Komisionit për të asistuar në këtë drejtim.
Kryetari i Kuvendit Meta, pasi vlerësoi punën e Komisionit Evropian në përgatitjen e Progres Raportit dhe rekomandimit për Statusin e Vendit Kandidat për Shqipërinë, u shpreh se Kuvendi po harton një Plan Veprimi për adresimin e të gjitha pikave të raportit dhe për zbatimin e rekomandimeve.
Në këtë drejtim, Meta theksoi se puna në Kuvend do të fokusohet në dialogun konstruktiv dhe në nxitjen e bashkëpunimit të të gjitha palëve politike me qëllim që axhenda evropiane të mbetet kryefjalë e axhendës kombëtare. Kryetari i Kuvendit u shpreh se “të gjithë aktorët, përfshirë këtu edhe shoqërinë civile dhe institucionet e pavarura, duhet të punojnë së bashku për integrimin evropian”.
Në përfundim, Meta dhe Fule ndanë bindjen se dimensioni i diplomacisë parlamentare merr një rëndësi të veçantë në kuadër të integrimit evropian të vendit.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com